Punëtori lidhur me Prezantimin e Metodologjisë së Këshillit të Evropës lidhur me Vlerësimin e Rrezikut për Pastrimin e Parave dhe Financimin e Terrorizmit (VKR PP/FT)

NJIF-K nen mbeshtetjen e PECK III organizoi një seminar më 5 mars 2024 me qëllim të prezantimit të Metodologjisë së Vlerësimit të Rrezikut të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit të Këshillit të Evropës (ML/TF NRA ) dhe kryerjen e NRA-së së ardhshme në përputhje me këtë Metodologji.

Autoritetet e Kosovës janë duke ndërmarrë masa në adresimin e Rekomandimit 1 të FATF-së dhe Rezultatin e Menjëhershëm 1 që lidhen me kërkesat konkrete për të identifikuar, vlerësuar dhe kuptuar rreziqet e PP/FT.

Ngjarja mblodhi së bashku zyrtarë të lartë që përfaqësojnë ministritë e linjës, zyrtarë të zbatimit të ligjit, mbikëqyrës të LPP/LFT, Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, sektorin privat, shoqërinë civile dhe Delegacionin e BE-së në Kosovë. Ngjarja shërbeu si një platformë për informimin e pjesëmarrësve mbi mbështetjen metodologjike të Këshillit të Evropës në kryerjen e vlerësimeve të rrezikut kombëtar dhe sektorial të PP/FT. Për më tepër, pjesëmarrësit u njohën me Metodologjinë e vlerësimit të rrezikut të PP/FT, kornizën e nevojshme organizative, modulet e mbledhjes së të dhënave dhe hapat kryesorë të zbatimit. Ata gjithashtu përfituan nga mësimet e nxjerra dhe shembuj praktikë nga vlerësimet e mëparshme të kryera në juridiksione të tjera. Ndërsa NjIF theksoi rëndësinë e kryerjes së procesit bazuar në një metodologji të shëndoshë dhe serioze, ajo gjithashtu shprehu përkushtimin për të udhëhequr dhe kryer procesin. Pas këtij seminari, NjIF do të inicojë krijimin e Grupit Punues Ndërinstitucional për Vlerësimin dhe Menaxhimin e Riskut Kombëtar (NRAM GP) dhe do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në këtë proces.

https://www.coe.int/en/web/corruption/-/council-of-europe-introduces-the-money-laundering-and-terrorist-financing-risk-assessment-methodology-ml/tf-nra-to-kosovo*-authorities