Njoftim – LIGJI NR. 08/L-146 PËR ZBATIMIN E SANKSIONEVE FINANCIARE NDËRKOMBËTARE TË SHËNJESTRUARA

Ju njofotjmë se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Ligjin nr. 08/L-146 për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara, i cili është shpallur me Dekretin Nr. DL-349/2022, datë 23.12.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

Ligji nr. 08/L-146 për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara është publikuar[1] në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës më datë 27.12.2022, dhe hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i masave, autoriteteve kompetente dhe procedurave për propozimin, miratimin, mbikëqyrjen dhe zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara në Republikën e Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit, financimit të terrorizmit dhe përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, zhvillimin dhe forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe arritjes së objektivave të tjera në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, aktet e Bashkimit Evropian, vendimet e organizatave të tjera ndërkombëtare në të cilat Republika e Kosovës është anëtare ose të cilat i zbaton.

[1] https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=68497