Njësia për Inteligjencë Financiare në përputhje me pikën B të Udhëzuesit me nr. FIUAD:70/2018, publikon listën e përditësuar në muajin Tetor 2021 të Juridiksioneve me Rrezik të Lartë që i nënshtrohen një Thirrjeje për Veprim si dhe Juridiksionet nën Monitorim të Rritur të përcaktuara nga FATF.

Që nga shkurti i vitit 2020, në dritën e pandemisë COVID-19, FATF ka ndërprerë procesin e rishikimit për vendet në listën e Juridiksioneve me Rrezik të Lartë që i nënshtrohen një Thirrjeje për Veprim, duke qenë se ato i nënshtrohen tashmë thirrjes së FATF-së për kundërmasa. Prandaj, ju lutemi referojuni deklaratës mbi këto juridiksione të miratuar në shkurt 2020. Ndërsa deklarata mund të mos pasqyrojë domosdoshmërisht statusin më të fundit të Iranit dhe regjimeve të LPP/LFT të Republikës Popullore Demokratike të Koresë, thirrja e FATF-së për veprim ndaj këtyre juridiksioneve me rreziqe të larta mbeten në fuqi.
Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, FATF u ka ofruar njëfarë fleksibiliteti juridiksioneve që nuk përballen me afate të menjëhershme për të raportuar progresin mbi baza vullnetare. FATF mirëpret përparimin e bërë nga këto vende në luftën kundër Pastrimit Të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, pavarësisht sfidave të paraqitura nga COVID-19.