Best Egmont Cases

Egmont Group ka publikuar botimin e rasteve më të mira “BEST EGMONT CASES – Financial Analysis Cases 2014–2020″.

Ky libër shënon publikimin e dytë të përpilimit të rasteve studimore nga konkursi BECA, pas publikimit të parë të botuar në 2015.

Është kënaqësi për NJIF-K që ka kontribuar në përpilimin e këtij libri dhe është përzgjedhur në mesin e rasteve më të mira të publikuara në këtë botim të Tipologjive më të mira të Egmont (BECA). NJIF-K bën përpjekje të vazhdueshme për ngritjen e bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar me NjIF-ët homologe të Grupit Egmont, goditjen e pastruesve të parave dhe kthimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal tek  viktimat e mashtrimit dhe krimeve të tjera financiare.

Volumi i dytë i këtij libri “BEST EGMONT CASES”, përmban 26 raste studimore, të cilat nxjerrin në pah një sërë tipologjish të PP/FT, duke përfshirë:

  • Ryshfetin dhe Korrupsionin
  • Krimiet kibernetike dhe kriptovalutat
  • Trafikimin e narkotikëve
  • Mashtrimin dhe përvetësimin
  • Kontrabandën dhe bixhozin
  • Pastrimin e parave të bazuar në tregti dhe pastrimin e parave nga palët e treta
  • Terrorizmin, Krimin e Organizuar dhe trafikimin e qenieve njerëzore

Pritshmërit e këtij botimi do të jenë me vlerë të shtuar për profesionistët e NjIF-it, zbatuesit e ligjit, agjencive të tjera qeveritare dhe subjektet raportuese nga sektori privat. Lexuesit gjithashtu do të kuptojnë se si hetimet më të mira, të suksesshme dhe bashkëpunimi i ngushtë midis akterëve kryesorë brenda dhe jashtë vendit luan rol të rëndësishëm në suksesin e tyre. Lidhja për librin e publikuar mund të gjendet këtu