Punëtori me Institucionet Mikrofinanciare të Kosovës

Njësia për Inteligjencë Financiare (NjIF-K) në bashkëpunim me Asociacionin e Mikrofinancave të Kosovës (AMIK) me datë 05/03/2021 në kuadër të trajnimeve dhe vetëdisimit të rregullt në lidhje me parandalimin e pastrimit të parave, veprave të ndërlidhura penale dhe financimit të terrorizmit si dhe detyrimet e subjekteve raportuese sa i përket obligimeve ligjore, ka mbajtur punëtorin me temë “Vlerësimi i rrezikut Kombëtar për Parandalimin e Pastrimin e Parave dhe Luftimine Financimit të Terrorizmit, Tipologji dhe Rreziqet për PP/FT që ndërlidhen me Covid – 19”.

Në këtë punëtori ishin prezent (12) dymbëdhjetë pjesëmarrës nga IMF, në mesin e tyre përveç zyrtarëve të pajtueshmërisë për PPP/LFT kishte edhe zyrtar si menaxherë të degëve, si dhe nga sektori i IT.

Sfidat aktuale dhe prioritetet lidhur me bashkëpunimin në mes të NJIF-K dhe IMF vazhdojnë të mbesin:
• Përdorimi i Formave të Standardizuara të lëshuara nga NJIF-K
• Vazhdimi i “ndërtimit” dhe ngritjes së bashkëpunimit në mes të NJIF-K dhe AMIK;
• Konsultimi lidhur me hartimi e akteve nënligjore me qëllim të implementimit të ligjit;
• Ofrimi i trajnimeve kurdo që vlerësohet se është e nevojshme.