Memorandum Bashkëpunimi NjIF-K dhe AKK

Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës mbi bazën e konsultimeve, diskutimeve dhe angazhimeve konkrete të marra në lidhje me ngritjen e bashkëpunimit për shkëmbimin e informatave dhe qasjen në Regjistrin për të Drejtat në Pronën e Paluajtshme me datë 03/12/2020 kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim të zbulimit dhe parandalimit të pastrimit të parave, luftimin e financimit të terrorizmit dhe veprave të tjera penale që ndërlidhen me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.