Miratimi i Udhëzimit Administrativ për PEPs

Ju njoftojmë se Njësia për Inteligjencë Financiare në mbështetje të projektit Kundër Krimit Ekonomik – PECK II të Këshillit të Evropës dhe pas konsultimeve publike ka finalizuar Udhëzimin Administrativ MF (NjIF-K) Nr. 02/2018 për personat e ekspozuar politikisht.
Ky udhëzim është nënshkruar nga Drejtori i NjIF-K me datë 03/09/2018 dhe hyn në fuqi 30 ditë pas nënshkrimit, me ç’rast edhe shfuqizohet Udhëzimi Administrativ NjIF-K Nr. 04/2014 mbi personat e ekspozuar politikisht i datës 28/01/2014.
Udhëzimin e lartcekur e gjeni të publikuar në webfaqen e NjIF-K si në vijim:

Legjislacioni

Me Respekt
NjIF-K