Projekt aktet nënligjore për konsultime publike: Udhëzim Administrativ MF (NJIF-K) Nr. 01/2018 për mbajtjen e statistikave për PPP/LFT

Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës, në konsultim me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), në mbështetje të paragrafit (3) të nenit 39, paragrafit (1.11) të nenit 14 dhe paragrafit (2) të nenit 66 të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit dhe me qëllim të sigurimit dhe promovimit të pajtueshmërisë me këtë ligj ka hartuar Udhëzimin Administrativ për MBAJTJEN E STATISTIKAVE PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE LUFTIMIN E FINANCIMIT TË TERRORIZMIT nga ana e Bankave dhe Institucioneve tjera Financiare.

Afati përfundimtar i dorëzimit të kontributit me shkrim në kuadër të procesit të konsultimit për këtë draft udhëzim administrativ është deri më 26.04.2018, në orën 16:00.
Të gjitha kontributet me shkrim duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën mirlinda.dreshaj@fic-ks.org me titull Kontribut ndaj procesit të konsultimit për “Draft Udhëzimin Administrativ për MBAJTJEN E STATISTIKAVE PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE LUFTIMIN E FINANCIMIT TË TERRORIZMIT”