Trajnim lidhur me masat që duhet të ndërmerren nga Institucionet Mikrofinanciare për PPP/LFT

Njësia për Inteligjencë Financiare në bashkëpunim me Asociacionin e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës kanë organizuar dhe mbajtur trajnimin me Institucionet Mikrofinanciare në vend. Ky trajnim është organizuar me qëllim të sigurimit dhe promovimit të pajtueshmërisë me legjislacionin në fuqi për PPP/LFT. Trajnimi kishte për fokus kryesor vlerësimin e rrezikut dhe qasjen e bazuar në rrisk. Temat tjera të diskutuara dhe prezantuara gjatë këtij trajnimi ishin: identifikimi dhe verifikimit të klientëve mbi baza periodike dhe përditësimit të të dhënave, monitorimi dhe raportimi, zbatimi i akteve nënligjore dhe të dhënat statistikore.