NJIF-K lëshon Udhëzues për verifikimin e identitetit të subjektit juridik

Me qëllim të ushtrimit të masave të kujdesit të duhur ndaj klientit dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi në Kosovë, si dhe sipas nenit 14 pika 1.11 dhe nenit 66 paragrafi 2 të Ligjit Nr. 05/L-096, për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit (tutje PPP/LFT), me qëllim të implementimit të nenit 19, pika 3.2.1 të ligjit për PPP/LFT, ku për nevoja të verifikimit të subjekteve juridike nga ana e bankave komerciale në Kosovë kërkohet të sigurohet Certifikata e regjistrimit të biznesit të lëshuar në pajtim me Ligjin për Shoqëritë Tregtare në Kosovë dhe me qëllim të sigurimit dhe promovimit të pajtueshmërisë me këtë nen edhe në rastet e shoqërive të huaja tregtare që veprojnë në Kosovë, NJIF-K lëshon udhëzues nr FIUAD: 189/2017 për Bankat Komerciale në vend.