Konferenca Rajonale e udhëheqësve të FIU-ve

Drejtori i NJIF-K z.Dardan Nuhiu ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale të udhëheqësve të FIU-ve të vendeve të rajonit, i cili është mbajtur në Brdo by Kranj, Slovenia më 6 deri më 8 Nëntor 2017.

Qëllimi i konferencës rajonale ishte forcimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit midis NJIF-ve në rajon, të cilat rezultojnë në një luftë më të suksesshme kundër pastrimit të parave, veprave të ndërlidhura penale dhe financimit të terrorizmit. Çështjet kryesore të diskutuara në këtë takim rajonal, adresonin temat që kishin të bënin me implementimin e Direktivës së IV të BE dhe legjislacionin kombëtar, Vlerësimin e rundit të 5 të Monyval dhe eksperiencën e vendeve, valutat virtuale dhe bazën ligjore, Tipologjitë e reja dhe trendet e PP/FT etj.

Pjesëmarrës tjerë në këtë konferencë ishin delegacionet nga Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnia dhe Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi.