Punëtori e grupit punues për rishikimin e Udhëzimit Administrativ për Personat e Ekspozuar Politikisht

NJIF-K në bashkëpunim dhe mbështetje nga Projekti PECK II i Këshillit të Evropës kanë organizuar dhe mbajtur punëtorinë me sektorin publik dhe privat në lidhje me rishikimin e Udhëzimit Administrativ për Personat e Ekspozuar Politikisht dhe shtrirjen e saj me standardet ndërkombëtare.

Në këtë takim të grupit punues janë diskutuar mangësitë e Udhëzimit Administrativ ekzistues mbi Personat e Ekspozuar Politikisht dhe përafrimin e saj me standardet ndërkombëtare. Nga eksperti i Projektit u prezantua një Opinion Ligjor për shqyrtimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2014 për Personat e Ekspozuar Politikisht (PEP). Temat kryesore të diskutuara në këtë punëtori ishin: Korniza ligjore aktuale në Kosovë për Personat e Ekspozuar Politikisht – nevojat e identifikuara për amendamente dhe pajtueshmëri, Standardet ndërkombëtare dhe praktika e mirë lidhur me Personat e Ekspozuar Politikisht, Mangësitë e identifikuara dhe propozimet për përmirësim: përkufizimet bazë, kujdesi i duhur ndaj klientit, identifikimi dhe verifikimi i PEP-ve.

Përveç zyrtarëve nga NJIF-K, në punëtori ishin prezent edhe Ministria e Financave, Banka Qendrore e Kosovës, subjektet raportuese nga sektori financiar dhe Agjencia Kundër Korrupsionit. Pritet që Udhëzimi Administrativ të filloj një proces formal të ndryshimit, konsultimit dhe miratimit.