Trajnim lidhur me PPP/LFT për Bizneset dhe Profesionet e Përcaktuara jo-Financiare (BPPJF)

NJIF-K në bashkëpunim me Projektin e përbashkët të BE / Këshillit të Evropës kundër Krimit Ekonomik në Kosovë (PECK II) organizuan një trajnim dy-ditor mbi rolin e bizneseve dhe profesioneve të përcaktuara jo-financiare (BPPJF-DNFBPs) në lidhje me parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit (PPP/LFT). Trajnimi është mbajt me datë 16 dhe 17 Maj 2017 në Prishtinë.

Pjesëmarrës në trajnim ishin shumica e sektorëve që mbulojnë BPPJF të përfshira në ligjin për PPP/LFT duke përfshirë ndër të tjera Avokatët, Noterët, Kontabilistët, Auditorët dhe Këshilltarët tatimorë, Tregtarët në metalet e çmuara, OJQ, si dhe Anëtarët e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK), Odës së Avokatëve, Odës së Noterëve.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të përfitojnë nga ligjërimi i ekspertit të Këshillit të Evropës për rolin e BPPJF në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, cilat shërbime të ofruara nga BPPJF paraqesin rrezik lidhur me PP/FT?, korniza aktuale rregullatorë për BPPJF, sigurimin e përputhshmërisë me ligjin për LPP/LFT, menaxhimin e rreziqeve të PP/FT si dhe rastet studimore. Përmes prezantimeve dhe rasteve, pjesëmarrësit që ishin prezent diskutuan me ekspertët e Këshillit të Evropës dhe zyrtarët e NJIF-K për trendët dhe metodat aktuale të PP/FT, menaxhimin e rrezikut, identifikimin e flamujve të kuq dhe pajtueshmërinë.

Ky trajnim është financuar nga Projekti PECK II i cili e mbështet NjIF-it dhe institucionet të tjera të lidhura në fushën e PPP / LFT
foto 1