Takimi i 4 i përdoruesve të goAML

Me datë 31 Maj dhe 01 Qershor, një delegacion i NJIF-K i udhëhequr nga Drejtori z.Dardan Nuhiu kanë marrë pjesë në takimin e 4 të grupit të përdoruesve të goAML. Takimi është mbajtur në New York në selinë e Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i këtij takimi ka qenë diskutimet rreth zhvillimeve të reja të goAML, zgjedhja e udhëheqësit të ri te projektit goAML dhe shpalosja e zhvillimit të produkteve goPORTFOLIO. Gjatë këtij takimi delegacioni i NJIF-K ka shfrytëzuar rastin për mbajtjen e disa takimeve, duke filluar nga homologët të cilët janë pjesë e grupit përdorues të goAML si dhe asistent Sekretaren Gjenerale të Kombeve të Bashkuara znj. Atefe Riazi. Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës, mbetet e përkushtuar në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
IMG_6660