Trajnim për Këmbimoret

19.04.2017 Prishtinë

Njësia për Inteligjencë Financiare me qëllim të sigurimit dhe promovimit të pajtueshmërisë me legjislacionin në fuqi për PPP/LFT ka organizuar trajnim për Këmbimoret me temën “Zbatimi i obligimeve ligjore sipas Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit nga Këmbimoret”. Në këtë trajnim u ligjërua lidhur me obligimet ligjore sipas Ligjit Nr. Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, mbikqyrjen e pajtueshmërisë, tipologjitë, indikatorët dhe u diskutuan disa raste të studimit, si dhe për Rregulloren MF (NjIF-K) Nr. 01/2017 për Funksionin e Pajtueshmërisë dhe Kriteret për i Përshtatshëm dhe i Duhur për Zyrtarin e Pajtueshmërisë për PPP/LFT.

IMG_012345