Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi me Ganën

Njësia për Inteligjencë Financiare e Republikës së Kosovës me datë 29/09/2015 ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim dhe shkëmbim të inteligjencës financiare me qëllim të luftimit të pastrimit të parave, veprave të ndërlidhura penale dhe financimin e terrorizmit me Qendrën e Inteligjencës Financiare të Republikës së Ganës.