Drejtori i NJIF-K u takua me homologun e tij nga FIU Maqedoni

Me datë 10.03.2015, Drejtori i NJIF-K ka pritur për një vizitë zyrtare Drejtorin e FIU Maqedonisë. Gjatë takimit të dy Drejtorët u përqendruan rreth rritjes dhe intensifikimit të bashkëpunimit mes të dy njësive në fushën e shkëmbimit të informacioneve, parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, kapaciteteve profesionale dhe teknike, procesin e anëtarësimin në organizmat ndërkombëtar.

Në agjendë të këtij takimi  ishte edhe nënshkrimi i marrëveshjes së re të bashkëpunimit mes dy njësive.