Trajnim për stafin e Institucionit Mikrofinanciar

Me datë 15, 16 dhe 17 Dhjetor 2014 në Hotel Sirius në Prishtinë u mbajt trajnimi për stafin e IMF “KEP Trust”. Trajnimi është organizuar nga IMF KEP dhe me ftesë të zyrtarës për pajtueshmëri së KEP znj. Teuta MUHAXHERI-GJANAJ. Ligjërues nga NJIF-K kanë qenë znj. Flutra BLAKCORI nga Departament Ligjor dhe znj. Mirlinda DRESHAJ-BERISHA nga Departamenti për Pajtueshmëri dhe Inspektim

Temat e ligjërimit kanë qenë si në vijim:

  • Themelimi, mandati dhe detyrat e NJIF-K
  • Obligimet ligjore të institucioneve financiare të përcaktuara me Ligjin për PPP/PFT
  • Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit për Parandalimin e Ekonomisë Joformale, Pastrimit të Parave, Financimin e Terrorizmit dhe Krimeve Financiare 2014-2018
  • Inspektimi i pajtueshmërisë

Qëllimi i këtij trajnimi ka qenë njoftimi i zyrtarëve të IMF “KEP Trust” lidhur me temat dhe obligimet ligjore të lartcekura.