Trajnimi me Auditor dhe Kontabilist

Më datë 14.11.2014, në Qendrën e Konferencave Orion në Prishtinë u mbajt trajnimi me temë ” obligimet ligjore të kontabilistëve dhe auditorëve ndaj ligjit nr. 03/L-196 për PPP/PFT “. Trajnim është organizuar nga NJIF-K në bashkëpunim me Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) dhe mbështetur nga Projekti B&S i financuar nga BE. Ligjërues në këtë trajnim ishin : zv.Drejtori i NJIF-K z.Behar Xhema, Përgjegjësja për Inspektim znj.Mirlinda Dreshaj-Berisha dhe Përfaqësuesi i Projektit z. Jaakko Christensen.

Theks i veçantë në këtë trajnim i është kushtuar Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Parandalimin e Ekonomisë Joformale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit dhe Krimeve Financiare 2014-2018, Obligimet ligjore, procedurat e shkruara dhe kontrollet për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Parandalimin e Financimit të Terrorizmit, Standardet ndërkombëtare për PPP/PFT, si dhe Tipologjitë e PP/FT, Indikatorët dhe Inspektimi i pajtueshmërisë. Pjesëmarrja aktive e të pranishmëve ka hapur edhe tema tjera me rëndësi për diskutim.