Trajnim për Avokatët

Njësia për Inteligjencë Financiare së bashku me Projektin B&S “ Mbështetje për Institucionet e Kosovës për të luftuar krimet Financiare dhe Ekonomike” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe në koordinim me Odën e Avokatëve kanë organizuar trajnim për Avokatët  lidhur me “Detyrimet Ligjore të Avokatëve sipas Ligjit Nr. 03/L-196 dhe Ligjit Nr. 04/L-178 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit”.

Trajnimi është organizuar në tri Regjione të Kosovës Prizren me datë 25/10/2014, në Prishtinë me datë 31/10/2014, dhe Gjilan me datë 22/11/2014. Ligjërues nga NJIF-K kanë qenë znj. Flutra BLAKCORI nga Departament Ligjor dhe znj. Mirlinda DRESHAJ-BERISHA nga Departamenti për Pajtueshmëri dhe Inspektim nga Projekti B&S z. Jaakko Christensen dhe nga Oda e Avokatëve z. Florin Vertopi.

Temat për të cilat është ligjëruar në këtë trajnim kanë qenë Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Joformale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit, dhe Krimeve Financiare 2014-2018, Detyrimet ligjore, Standardet minimale, procedurat për identifikimin dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit – NJIF-K, Obligimet e përcaktuara në Ligjin PPP/PFT si pjesë e punës së përditshme të avokatëve, Vepra penale e PP/FT dhe këndvështrimi nga puna e përditshme e avokatëve, Kërkesat ndërkombëtare në fushën e PPP/FT si dhe Tipologjitë, treguesit dhe inspektimi i pajtueshmërisë.

Qëllimi i këtij trajnimi ka qenë që avokatët të njoftohen lidhur me obligimet ligjore të parapara në LPP/LFT dhe detyrimet shtesë të avokatëve të përcaktuara në nenin 26 të ligjit për PPP/PFT