Trajnim për Noterët

Njësia për Inteligjencë Financiare së bashku me Projektin B&S “ Mbështetje për Institucionet e Kosovës për të luftuar krimet Financiare dhe Ekonomike” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe në koordinim me Odën e Noterëve kanë organizuar trajnim për Noterët lidhur me “Detyrimet Ligjore sipas Ligjit Nr. 03/L-196 dhe Ligjit Nr. 04/L-178 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit”.

Trajnimi është organizuar me datë 14/02/2014 në Prishtinë në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rilindjes. Ligjërues nga NJIF-K kanë qenë znj. Flutra BLAKCORI – Departament Ligjor dhe znj. Mirlinda DRESHAJ-BERISHA – Departamenti për Pajtueshmëri dhe Inspektim nga Projekti B&S z. Jaakko CHRISTENSEN dhe nga Oda e Noterëve z. Aliriza BESHI.

Temat për të cilat është ligjëruar në këtë trajnim kanë qenë Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Joformale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit, dhe Krimeve Financiare 2014-2018, Detyrimet ligjore, Standardet minimale, procedurat për identifikimin dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Tipologjitë, Indikatorët dhe Inspektimi si dhe përpilimi i kontratave dhe ndërlidhja me PP/FT.

Qëllimi i këtij trajnimi ka qenë që noterët të njoftohen lidhur me obligimet ligjore të parapara në LPP/LFT dhe detyrimet shtesë të noterëve të përcaktuara në nenin 26 të ligjit për PPP/PFT dhe legjislacionin sekondar të miratuar nga NJIF-K.