Njësia për Inteligjencë Financiare e Republikës së Kosovës me datë 12/07/2022 ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi (MoU) me njësinë homologe nga Japonia (JAFIC) – Japan Financial Intelligence Center. Kjo MoU është nënshkruar në javën e Takimit të 28 Plenar të Egmont Group, të mbajtur në Riga, Latvia.
Ky memorandum është nënshkruar në frymën e bashkëpunimit dhe interesit të ndërsjellë, dhe ka për qëllim të lehtësoj shkëmbimin e informacionit për të ndihmuar hetimin në lidhje me dyshimet e pastrimit të parave, veprave të ndërlidhura penale dhe financimit të terrorizmit, si dhe me qëllim të shpërndarjes së informacionit i cili përfundimisht mund të rezultojë në hetime dhe ndjekje penale nga autoritetet kompetente në vendet e tyre përkatëse, brenda kuadrit të legjislacionit kombëtar në fuqi të çdo vendi.
NJIF-K dhe JAFIC mbeten partnere të fuqishme në përpjekjet e përbashkëta për luftimin e PP/FT.