Me datë 26 tetor 2026, Komiteti i Këshillit të Sigurimit, lidhur me ISIL-in (Da’esh), Al-Kaidën dhe individët, grupet, ndërmarrjet dhe subjektet e ndërlidhura me to, përditësoi Listën e Sanksioneve ndaj ISIL-it (Da’esh) dhe Al-Kaidës. Kjo listë përfshin individët dhe subjektet që i nënshtrohen ngrirjes së aseteve, ndalimit të udhëtimit dhe embargos së armëve, të përcaktuara në paragrafin 1 të Rezolutës 2368 (2017) të Këshillit të Sigurimit, e cila është miratuar në përputhje me Kapitullin VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara.