Procesi i Berlinit 2026 – Takimi për Financat e Paligjshme

Ministria e Financave e Republikës së Kosovës në kuadër të Procesit të Berlinit ka organizuar konferencën rajonale me temën “Përtej Pajtueshmërisë: Ndërtimi i Ekonomive Rezistente përmes Integritetit Financiar”, e mbajtur më 9 tetor 2026, në Courtyard by Marriott, në Prishtinë, Kosovë.

Qëllimi i konferencës ishte trajtimi i ndikimit të financave të paligjshme në zhvillimin ekonomik, investimet dhe burimet publike, si dhe të nxiste bashkëpunimin në identifikimin e flukseve të paligjshme financiare, hetimin e krimeve financiare dhe rikthimin e aseteve të përfituara nga aktivitetet kriminale.

Gjatë konferencës u diskutua edhe “Inteligjenca financiare në praktikë: Shndërrimi i informacionit në veprim”, u trajtua rëndësia e identifikimit dhe analizimit të transaksioneve të dyshimta, shkëmbimit të informacionit financiar dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përkatëse. Diskutimet u përqendruan në rolin e inteligjencës financiare në zbulimin e aktiviteteve të paligjshme, gjurmimin e flukseve financiare dhe mbështetjen e hetimeve penale. Gjithashtu, u theksua rëndësia e koordinimit ndërinstitucional dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për rritjen e efektivitetit në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimeve të tjera financiare.

Në tërësi, përmes fjalimeve kryesore dhe diskutimeve në panel, përfaqësuesit e institucioneve dhe ekspertët shkëmbyen pikëpamje mbi mënyrat për forcimin e integritetit financiar, rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike dhe avancimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6).

https://mf.rks-gov.net/NewsDetails/8/2666