Vizitë studimore në Maltë

Nga data 24-26 Qershor 2025, përfaqsues nga Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës (NjIF-K) dhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), realizuan vizitë zyrtare në (Valletta) Maltë, ku u mirëpritën nga homologët e tyre në Njësinë për Inteligjencë Financiare (FIAU), Bankën Qendrore, dhe Autoriteti për Shërbime Financiare (MFSA) të Maltës.

Gjatë kësaj vizite, e cila u organizua në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës – Projekti kundër Krimit Ekonomik në Kosovë (PECK III), u shkëmbyen përvoja, praktika dhe njohuri të rëndësishme në fushën e operativës, analizës së inteligjencës financiare dhe mbikëqyrjes së pajtueshmerisë.

Vizita studimore në Maltë është një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit me FIU ndërkombëtare në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave për të ngritur kapacitetet institucionale në përputhje me kërkesat e standardeve të FATF dhe BE-së në fushën e PPP/LFT.

NjIF-K falenderon autoritetet e Maltës për mikëpritje dhe bashkëpunim, si dhe Projektin PECK III për mbështetjen e vazhdueshme.