Takim me përfaqësuesit e AMIK

Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës (NJIF-K), me datë 16 Korrik 2024 priti në takim në zyrat e saj, përfaqësues nga Komiteti për Ligje dhe Pajtueshmëri nga Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK).
Gjatë këtij takimi diskutimet u fokusuan në përforcimin e bashkëpunimit dhe harmonizimin e standardeve për të siguruar përputhshmërinë me legjislacionin për PPP/LFT dhe rregulloret financiare për sektorin mikrofinanciar.

https://www.amik.org/Avokim,-Lobim-dhe-Perfaqesim-?detailsId=325&item=Takim-ne-zyret-e-Njesise-se-Inteligjences-Financiare-te-Kosoves-(NJIF-K).