Trajnim për PPP/LFT për zyrat për këmbimin e valutave

Me datë 11 Qershor 2024 Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës, në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës, organizuan trajnim për zyrtarët e pajtueshmërisë për PPP/LFT të zyrave për këmbimin e valutave, lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre sa i përket parandalimit të pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit (PPP/LFT).

Qëllimi i trajnimit ishte si në vijim:

– Rritja e ndërgjegjësimit të zyrtarëve për pajtueshmëri në zyrat për këmbimin e valutave, për zbatimin e obligimeve që dalin nga Ligji Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit;
– Ngritja e të kuptuarit të rreziqeve të dala nga Vlerësimi i Rrezikut Kombëtar dhe vlerësimeve sektoriale;
– Njoftim dhe diskutim lidhur me procesin e draft Ligjit për PPP/LFT dhe çështjeve me rëndësi për PPP/LFT për sektorin.

Pjesëmarrësit përfituan nga prezantimet dhe diskutimet nga përfaqësuesit e NjIF-K dhe BQK, ndarjen e praktikave të mira dhe ofrimi i informacionit praktik mbi zbatimin e legjislacionit për PPP/LFT, përfshirë aktet nënligjorë për zbatimin e tij.