Pjesëmarrës nga institucionet e ndryshme të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe zyrtar nga Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës, në kuadër të Projektit “KOS/18/0005 Supports to Kosovo’s European Integration”, me qëllim të ngritjes së kapacitetet njerëzore dhe ekspertizës së administratës publike për të zbatuar legjislacionin kombëtar në përputhje me acquis në të gjitha fushat e synuara që ndërlidhen me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Bashkimit Evropian (BE) dhe Republikës së Kosovës, në kuadër të komponentës së Kapitullit IV: Liria e Lëvizjes dhe Kapitali, kanë qenë pjesëmarrës në vizitën studimore të organizuar me datë 23-27 Prill 2024 në Luksemburg.
Kjo vizitë/trajnim ka qenë i fokusuar në Regjistrin e Pronësisë Përfituese dhe Njësinë për Inteligjencë Financiare, ku gjatë ditëve të qëndrimit janë zhvilluar vizita tek Komisioni për Mbikëqyrjen e Sektorin Financiar (Commission de Surveillance du Secteur Financier – CSSF), Regjistri i Bizneseve i Luksemburgut (LUXEMBOURG BUSINESS REGISTERS – LBR) dhe Njësia për Inteligjencë Financiare e Luksemburgut (Cellule de Renseignement Financier – CRF).
Pjesëmarrës në këtë vizitë/trajnim kanë qenë zyrtar nga Njësia për Inteligjencë Financiare, Banka Qendrore e Kosovës dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Falënderojmë autoritetet e Luksemburgut për mikpritjen, si dhe Projektin “KOS/18/0005 Supports to Kosovo’s European Integration për përkrahjen e dhënë në fushën e Integrimit Evropian të Kosovës.