Nënshkrimi I MoU-ve me FIU ndërkombëtare

Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës në vazhdimësi të ngritjes së bashkëpunimit ndërkombëtarë me FIU homologe në kuadër të përfaqësimit në Takimin e 29-të Plenar të Egmont Group të mbajtur me datë 3-7 Korrik 2023 në Abu Dhabi – Emiratet e Bashkuar, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me FIU Luksemburg, FIU Malta, FIU Guatemala dhe FIU e Republikës Demokratike të Kongos.

Këto memorandume me FIU partnere ndërkombëtare janë nënshkruar në frymën e bashkëpunimit dhe interesit të ndërsjellë, dhe kanë për qëllim të ndihmojnë shkëmbimin e informacionit për të lehtësuar analizën në lidhje me rastet e dyshuara të pastrimit të parave, veprave të ndërlidhura penale dhe financimin e terrorizmit, si dhe me qëllim të shpërndarjes së informacionit që mund të rezultojë në hetime dhe ndjekje penale nga autoritetet kompetente në vendet e tyre përkatëse, brenda kuadrit të legjislacionit kombëtar në fuqi të çdo vendi. Po ashtu shkëmbimin e praktikave të mira ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit me qëllim të forcimit të kapaciteteve të NjIF-ve, për të parandaluar pastrimin e parave dhe luftuar financimin e terrorizmit.