Zyra për Rikthimin e Aseteve synon të rrisë kapacitetet e institucioneve të Kosovës në lidhje me gjurmimin, identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, rikuperimin dhe riatdhesimin e aseteve që janë fituar në mënyrë të paligjshme përmes korrupsionit ose formave të tjera të keqpërdorimit të pushtetit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar në Kosovë.
Përveç inaugurimit të zyrës, në ketë ngjarje është nënshkruar edhe Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të institucioneve dhe autoriteteve ligj-zbatuese me qëllim të funksionalizimit të kësaj Zyreje.