Njësia për Inteligjencë Financiare ka hartuar Udhëzuesin (NjIF-K) Nr. 01/2023 për zbatimin e detyrimeve për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit (PPP/LFT) për profesionistët ligjorë i cili është aprovuar me datë 12/04/2023. Ky udhëzues synon të ndihmojë profesionistët ligjorë në përmbushjen e detyrimeve të tyre sipas Ligjit Nr. 5/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, duke u mundësuar që të kuptojnë rreziqet e PP/FT që ekzistojnë në sektorin e tyre dhe të zbatojnë një qasje të bazuar në rrezik ndaj detyrimeve të tyre për LPP/LFT .
Udhëzuesi është hartuar me ndihmën e Projektit Kundër Krimit Ekonomik (PECK III) dhe është strukturuar në mënyrë që të ofroj profesionistëve ligjorë një përmbledhje të koncepteve kyçe të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, rrezikut dhe sfidave ndaj të cilave mund të ekspozohen profesionet ligjore, të ofrojë raste studimore të rasteve të PP/FT në profesionin ligjor, si dhe të nxjerrë në pah hapa konkretë se si këto rreziqe mund të zbuten dhe menaxhohen në mënyrë efektive.
Kapitujt e veçantë sqarojnë detyrimet që lidhen me zbatimin e qasjes së bazuar në rrezik dhe kontrollet e brendshme, kujdesin e duhur ndaj klientit (KDK), mbajtjen e të dhënave, monitorimin e vazhdueshëm dhe ndëshkimet.
Tutje, shpjegon detyrimet për profesionistët ligjorë në lidhje me identifikimin dhe verifikimin e informacionit të pronësisë përfituese dhe ofron shembuj se si të zbatohen masat standarde, të thjeshtuara dhe të shtuara të kujdesit të duhur ndaj klientit bazuar në rrezikun e PP/FT-së, si dhe nevojën për trajnim dhe ndërgjegjësim si për profesionistët ligjorë ashtu edhe për DNFBP-të e tjera për të zbatuar në mënyrë efektive kërkesat e Ligji për PPP/LFT-së.