Qeveria e Republikës së Kosovës me datë 24/12/2020 me Vendimin Nr. 04/25 ka aprovuar Vlerësimin e Rrezikut Kombëtar të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit në Kosovë.
Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës me datë 24/12/2020 me Vendimin Nr. 05/52, ka aprovuar Planin e Veprimit të rekomanduar për Përmirësimin e Sistemit të Luftimit të Pastrimit të Parave/ Luftimin e Financimit të Terrorizmit (efektiviteti) si dhe shtojca 1 (Pjesa Teknike), Shtojca 2 (Udhëzues për Zbatimin e Mjetit për Monitorimin e Zbatimit të Rekomandimeve të Raportit të Vlerësimit), Shtojca 3 (Mjet për Monitorimin e Zbatimit të Rekomandimeve nga Raporti i Vlerësimit).
Njësia për Inteligjencë Financiare me vendimin Nr. 05/52 është e caktuar të bëj monitorimin e duhur të zbatimit të rekomandimeve të Raportit të Vlerësimit për të mundësuar që të rishikoj efektivitetin e sistemit kombëtar dhe për të bërë rekomandime në përputhje me neni 14 të Ligjit Nr. 05/L – 096 për PPP/LFT, si dhe me këtë vendim është krijuar edhe grupi i punës për të bashkërenduar aktivitetet në fushën e politikave shtetërore për parandalimin e pastrimit të parave, luftimin e financimit të terrorizmit dhe përcaktimin e prioriteteve afatgjata dhe afatshkurta.