Më 17 dhe 18 Qershorë 2020, Njësia për Inteligjencë Financiare dhe UNDP në Kosovë kanë organizuar trajnim online për zyrtarët e NJIF-K, BQK, ATK, Doganën, Prokurorët, Hetuesit Policorë, Ministria e Drejtësisë, Agjencia kundër Korrupsion, zyrtarët e pajtueshmërisë nga sektori privat përfshirë
bankat, auditorët, kontabilistët dhe subjektet tjera raportuese. Qëllimi i trajnimit ka qenë përforcimi i regjimit të luftës kundër pastrimit të parave (PP) përmes shkëmbimit të përvojave me ekspertët nga sektori publik dhe privat në Itali.
Ky seminar online ishte i fokusuar në Pronësinë Përfituese, Analizën Strategjike, PEP-at, të kuptuarit dhe përdorimi i personave juridik, mjetet e korporatës dhe instrumenteve në juridiksone të huaja për qëllime të PP, rreziku i brendshëm dhe qasja e bazuar në rrezik në sektorin privat. Kjo
ngjarje është organizuar në bashkëpunim me njësinë homologe nga FIU Itali, Guarda di Finanza, Grant Thornton Italy and BNL BNP Paribas.
Më tepër se 90+ pjesmarrës nga sektori publik (NJIF-K, Agjensionet e zbatimit të ligjit, Dogana, ATK etj) morrën pjesë në ditën e parë dhe më tepër se 80+ pjesmarrës nga sektori privat (bankat private, noterët, kontabilistët, auditorët) dhe sektori publik morrën pjesë në ditën e dytë të seminarit.