Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet FIU Kosova dhe FIU Taiwan

Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës me datë 01/06/2020 ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimin me njësinë homologe nga Taiwani (AMLD). Ky memorandum ka për qëllim që në frymën e bashkëpunimit dhe interesit të ndërsjellë, të lehtësoj analizat në lidhje me rastet e dyshimta të pastrimit të parave, veprave të ndërlidhura penale dhe financimit të terrorizmit, si dhe me qëllim të shpërndarjes së informacionit i cili përfundimisht mund të rezultojë në hetime dhe ndjekje penale nga autoritetet kompetente në vendet e tyre përkatëse.