UDHËZUES për zbatimin e masave të KDK gjatë periudhës COVID-19

Me qëllim të zbatimit të masave të kujdesit të duhur ndaj klientit gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 dhe lehtësimit të procedurave për përfitim sipas masave të përcaktuara në Pakon Fiskale Emergjente, Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës, në konsultim me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, ka nxjerr UDHËZUES për zbatimin e masave të kujdesit të duhur ndaj klientit gjatë periudhës COVID-19, përmes të cilit Bankave në Kosovë, u lejohet përkohësisht të përdorin masa alternative për të identifikuar klientët dhe verifikuar identitetin e tyre pa prezencë fizike nga distanca.

Me anë të këtij Udhëzuesi, do të mund të hapin llogari bankare përfituesit e Pakos Fiskale Emergjente duke qëndruar në shtëpitë e tyre dhe duke ju përmbajtur rekomandimeve të ruajtjes së shëndetit publik nga pandemia
COVID-19