Kush duhet të Raportoj ?


SUBJEKTET RAPORTUESE

 Neni 16

1. Subjekte raportuese nënkupton:

1.1. bankat,

1.2. institucionet financiare,

                   1.3. kazinotë, përfshirë ato në internet dhe objektet e licencuara të lojërave të fatit;

1.4. agjentët e pasurive të patundshme dhe ndërmjetësit e pasurive të patundshme;

1.5. personat fizikë dhe juridikë që tregtojnë mallra kur pranojnë pagesa në para të gatshme në vlerë prej dhjetëmijë (10.000) euro ose më shumë;

1.6. avokatët dhe noterët kur përgatiten, kryejnë ose përfshihen në transaksione për klientët e tyre rreth aktiviteteve të mëposhtme:

1.6.1. blerjen dhe shitjen e pasurive të patundshme;

                             1.6.2. menaxhimin e parave, letrave me vlerë ose pasurive të tjera të klientit;

1.6.3. menaxhimin e llogarive bankare, kursimeve ose të letrave me vlerë;

1.6.4. organizimin e kontributeve të nevojshme për krijimin, funksionimin ose menaxhimin e kompanive; dhe

1.6.5. krijimin, funksionimin ose menaxhimin e personave ose marrëveshjeve juridike dhe blerjen e shitjen e subjekteve afariste.

1.7. kontabilistët, auditorët dhe këshilltarët tatimor;

                   1.8. trusti dhe ofruesit e shërbimeve që nuk përfshihen në këtë ligj, të cilët i ofrojnë shërbimet e mëposhtme palëve të treta në baza komerciale:

1.8.1. duke vepruar si agjent formimi i personave juridikë;

                             1.8.2. duke vepruar ose caktuar dikë tjetër të veprojë si një drejtor ose sekretar I një kompanie, një partner i një partneriteti, apo një pozitë të ngjashme në lidhje me persona të tjerë juridikë;

1.8.3. duke siguruar një zyrë të regjistruar, akomodim ose adresë për biznesin, adresë zyrtare ose me korrespondencë për një kompani, partneritet ose ndonjë person a marrëveshje tjetër juridike;

1.8.4. duke vepruar ose caktuar dikë tjetër të veprojë si administrator i besuar i një trusti të caktuar;

1.8.5. duke vepruar ose caktuar dikë tjetër të veprojë si një aksionar i emëruar për një person tjetër.

 1.9. OJQ-të; dhe

1.10. shitësit e metaleve të çmuara dhe tregtarët me gurë të çmuar