NJIF-K në bashkëpunim me Projektin e BE “Mbështetje e mëtejshme institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm” organizuan një Punëtori një-ditore për hartimin e legjislacionit sekondar për zbatimin e ligjit për PPLFT: Indikatorët e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Punëtoria është mbajt me datë 11 Shtator 2017 në Prishtinë.
Pjesëmarrës në Punëtori ishin shumica e zyrtarëve të pajtueshmërisë të Bankave Komerciale.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të përfitojnë nga ligjërimi i ekspertit të Projektit të BE në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, diskutime dhe propozime për informata kthyese nga NJIF për Bankat. Udhëzimin Administrativ për zbulimin dhe parandalimin e pastrimit të parave, Indikatorët për parandalimin të pastrimit të parave dhe luftimin e Financimit të Terrorizmit.