Takimi i NJIF-K me DPPPP

Në datë 19.05.2017, u zhvillua një takim pune në ambientet e Njësisë për Inteligjencë Financiare të Kosovës mes NJIF-K dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) të Republikës së Shqipërisë. Në këtë takim në të cilin merrnin pjesë Drejtori i NjIF K Z. Dardan NUHIU dhe Drejtori i Përgjithshëm i DPPPP Z. Arlin GJOKUTA dhe zyrtarë të këtyre njësive u diskutua mbi çështjet me interes të përbashkët në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Pjesë e programit të këtij takimi ishte dorëzimi I certifikatës për mirënjohje ndaj DPPPP për kontributin dhe mbështetjen e dhënë për NJIF-K gjatë procesit të anëtarësimit në Egmond Group. Pa ashtu, në këtë takim është diskutuar për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve në vendet respektive si dhe ndërmarrjen e takimeve periodike për të ndjekur në vijimësi bashkëpunim institucional.
IMG_6425