TRAJNIM PËR INSTITUCIONET MIKROFINANCIARE

08.11.2016, Prishtinë –

Njësia për Inteligjencë Financiare në bashkëpunim me Shoqatën e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës kanë mbajtur trajmin për informimin e zyrtarve të pajtueshmërisë për PPP/LFT për ndryshimet ligjore sipas ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Në këtë trajnim ku u diskutua edhe për zbatimin praktik të dispozitave të reja ligjore në fuqi ligjeruan Znj. Flutra Blakcori-Xerxa nga Departamenti Ligjor (NjIF-K) dhe znj. Mirlinda Dreshaj-Berisha nga Departamenti për Pajtueshmëri dhe Inspektim (NjIF-K).