NJIF-K DHE SHKÇAK ORGANIZUAN TRAJNIM TË PËRBASHKËT MBI OBLIGIMET LIGJORE TË KONTABILISTËVE DHE AUDITORËVE SIPAS LIGJIT NR. 05/L-096 PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE LUFTIMIN E FINANCIMIT TË TERRORIZMIT

Më 25 tetor 2016, Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës (NjIF-K) në bashkëpunim me Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) kanë organizuar trajnimin për “Obligimet Ligjore të Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve sipas Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”.
Në këtë trajnim znj. Flutra Blakçori-Xërxa nga Departamenti Ligjor i (NjIF-K) ka shtjelluar ndryshimet e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit (PPP/LFT) i cili përcakton masat, autoritetet kompetente dhe procedurat për zbulimin, parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit si dhe specifikon detyrimet ligjore të kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve dhe obligimet e tyre sipas këtij ligji. Po ashtu nga znj. Mirlinda Dreshaj-Berisha-Departamenti për Pajtueshmëri dhe Inspektim (NjiF-K) u diskutua inspektimi dhe mbikëqyrja e pajtueshmërisë me ligjin në fuqi si dhe nga znj. Hyrie Beqiri-Jonuzi, Departamanti i Operativës dhe Analizë (NjIF-K) u trajtuan tipologjitë dhe treguesit e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit përmes rasteve studimore.
NJIF-K dhe ShKÇAK me anë të këtij trajnimi, siguruan që kontabilistët e çertifikuar dhe auditorët të jenë të informuar mbi obligimet dhe detyrimet e tyre ligjore si subjekte raportuese.

njif-k2