TRAJNIM – PЁRGJEGJЁSITЁ E NOTERIT NЁ PARANDALIMIN E PASTRIMIT TЁ PARAVE DHE LUFTIMIN E FINANCIMIT TЁ TERRORIZMIT SIPAS LIGJIT NR. 05/L-096 PËR PPP / LFT

Prishtinё, 18.06.2016 – Nё kuadër të trajnimeve të organizuara nga Oda e Noterëve e Republikës së Kosovës pёr avansimin e njohurive rreth shёrbimit noterial të mbajtur në Hotel “Garden” nё Prishtinё në sesionin e pasditës një pjesë e trajnimit iu kushtua edhe Ligjit Nr. 05/L-096 Pёr Parandalimin e Pastrimit tё Parave dhe Luftimin e Financimit tё Terrorizmit, shpallur me dekretin Nr. DL-015-2016, datë 13.06.2016 nga Presidenti i Republikës.
Me këtë rast Znj. Flutra Blakçori-Xërxa nga Departamenti Ligjor dhe Znj. Mirlinda Dreshaj-Berisha nga Departamenti për Pajtueshmëri dhe Inspektim në NjIF-K ligjeruan temёn “Pёrgjegjёsitё e noterit nё parandalimin e pastrimit tё parave dhe luftimin e financimit tё terrorizmit sipas ndryshimeve ligjore aktuale”.
Me anë të këtij trajnimi, NjIF-K dhe Oda e Noterëve u siguruan që noterët të jenë të informuar mbi obligimet dhe detyrimet e tyre ligjore si subjekte raportuese, sipas dispozitave ligjore në fuqi.