Me datë 25.02.2015 , në ndërtesën e Njesise se Inteligjences Financiare është mbajtur takimi i fundit i Keshillit Drejtues te Projektit të titulluar “ Mbështetje institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit financiar dhe
ekonomik” i cili është financuar nga BE-ja dhe është menaxhuar nga zyra e BE-së në Kosovë. Implementimi i këtij projekti është bërë prej anës së kompanisë B&S Europe.
Objektiva e përgjithshme e Projektit ka qenë mbështetja e autoriteteve të Kosovës për të përforcuar sundimin e ligjit përmes mbështetjes së mëtutjeshme të zbatimit të përgjithshëm të ligjit dhe luftimit të përgjithshëm të krimit të organizuar me fokus në krimin financiar dhe ekonomik.
Përfituesit primar të aktiviteteve të Projektit kanë qenë Njësia e Inteligjencës Financiare dhe Ministria e Financave. Përfitues indirekt ishin Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Prokurorët, Gjyqtarët dhe partnerët tjerë relevant.
Pjesmarrës në takim përveç Drejtorit Menaxhues dhe përfaqësuesve nga Projekti B&S ishin edhe zyrtarët nga NJIF-K, Zyra e BE në Prishtinë, Koordinatori Kombëtar, BQK, EULEX, Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, AMSCA.
Pas hapjes së takimit nga Kryetari i Keshillit Drejtues te Projektit, zv.Drejtori i NJIF-K shprehu mirënjohje për kontributin shume te çmuar ofruar institucioneve të Kosovës në përgjithësi dhe NJIF-K në veçanti, gjatë realizimit të këtij programi të financuar nga BE, duke falënderuar në këtë rast donatorin kryesor të këtij projekti Komisionin Europian dhe në veçanti zyrën e BE në Prishtinë. Një falënderim i veçantë ishte adresuar për impementuesin e këtij projekti B&S të cilët me një ekip të shkëlqyer arritën që të përmbushin me shumë sukses gjitha objektivat dhe aktivitetet e projektit.
Pas prezantimit të Raportit Tremujor dhe Raportit Përfundimtar nga ana e Ekspertëve të Projektit, dhe diskutimeve dhe çështjeve të ngritura, është bërë miratimi i të dy raporteve të theksuara. Me këtë rast Kryetari i Keshillit Drejtues te Projektit e konsideroj të përfunduar Projektin.