Takimi Plenar i Egmont Group, Luxembourg

Njësia për Inteligjencë Financiare (NJIF-K) ka marrë pjesë në takimin Plenar të Egmont Group të mbajtur në Luxembourg, nga data 6 deri më 11 Korrik 2025. Në këtë ngjarje morën pjesë rreth gjashtëqind delegatë nga NJIF-të anëtare të Grupit Egmont, partnerë ndërkombëtarë dhe vëzhgues në të gjithë botën, të cilët morën pjesë dhe kontribuan në takime dhe në seancën plenare në Luksemburg, të organizuar nga Cellule de Renseignement Financier (CRF).

Krerët e FIU-ve (HoFIU) u mblodhën për të çuar përpara një numër iniciativash strategjike që synojnë përforcimin e rolit të Njësive të Inteligjencës Financiare brenda kornizës globale të AML/CFT. Drejtori i NJIF-K ishte pjesmarrës në këtë takim të HoFIU.

Temat kryesore të takimit Plenar kanë qenë të përqendruara në rëndësinë e autonomisë dhe pavarësisë operacionale në pozicionimin e Njësive të Inteligjencës Financiare (FIU) si nxitës kryesorë të efektivitetit brenda sistemeve të tyre kombëtare të AML/CFT, Krerët e FIU-ve (HoFIU) miratuan një propozim për të ngritur këto parime – të përshkruara më parë në udhëzimet e brendshme – në nivelin e pritjeve formale për të gjithë anëtarët, duke i bërë ato pjesë të kërkesave kryesore të Grupit Egmont. Ky hap pasqyron angazhimin tonë kolektiv për të mbrojtur integritetin dhe efektivitetin e rrjetit global të FIU-ve.

Në kuadër të takimeve, delegacioni i NJIF-K takoj një numër të konsiderueshëm të homologëve ndërkombëtar si dhe morri pjesë në një sërë takimesh, grupet e punës, takimet regjionale dhe sesionet e trajnimeve në lidhje me PPP/LFT dhe takimin plenar.

Përfaqësuesit e NJIF-K dhanë kontributin e tyre në tri grupe punuese:

• Grupi Punues i Anëtarësimit, Mbështetjes dhe Pajtueshmërisë (MSCWG),
• Grupi Punues për Shkëmbimin e Informatave të PP/FT (IEWG).
• Grupi i Punës për Asistencë Teknike dhe Trajnim (TATWG).

Në grupin punues TATWG, NJIF-K është përfaqësuar nga nënkryetari i grupit punues i cili ka udhëhequr dhe moderuar disa sesione të takimeve.

Gjithashtu, NJIF-K është përfaqësuar edhe në takimin regjional të regjionit të Evropës II

Në këtë ngjarje janë pranuar edhe katër anëtarë të rinjë (FIU nga Mozambiku, Gambia, Guinea Ekuatoriale dhe Sierra Leone ) ku numri anëtarëve ka shkuar në 181 anëtarë.

Njëherit ky takim shënon 30-vjetorin e Grupit Egmont të Njësive të Inteligjencës Financiare.