03 Korrik 2025, Prishtinë
Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës (NjIF-K) në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Shoqatën e Bankave të Kosovës (SHBK), në kuadër të takimeve të rregullta, ka mbajtur punëtori me zyrtarët e pajtueshmërisë për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit (PPP/LFT) të të gjitha bankave në Kosovë, ku temë kryesore e diskutimit ka qenë raportimi dhe kualiteti i raportimeve tek NjIF-K.
Në kuadër të kësaj punëtorie u diskutuan edhe tema tjera me interes të ndërsjellët për palët me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit dhe pajtueshmërisë në fushën e PPP/LFT.