Njësia për Inteligjencë Financiare, ka hartuar Udhëzuesin (NjIF-K) 01/2025 për Identifikimin e Pronarit Përfitues për autoritetet e Zbatimit të Ligjit dhe Subjektet Raportuese, i cili është aprovuar me datë 08/04/2025.
Ky Udhëzues synon të ofrojë udhëzime hap pas hapi për autoritetet e zbatimit të ligjit (AZL) dhe subjektet raportuese të Kosovës për identifikimin e pronarëve përfitues të personave juridikë dhe marrëveshjeve juridike, si dhe të rrisë njohuritë dhe të kuptuarit e tyre për hapat e ndryshëm që mund të ndërmarrin për të identifikuar pronarët përfitues të personave juridik dhe marrëveshjeve juridike, përfshirë mekanizmat që mund të përdorin për të siguruar qasje në informacion e pronësisë përfituese, si dhe sfidat me të cilat ata mund të përballen në identifikimin e pronarëve përfitues.
Udhëzuesi ka për qëllim të ndihmojë subjektet raportuese në përmbushjen e detyrimeve të tyre sipas Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, duke u mundësuar atyre që të identifikojnë dhe verifikojnë në mënyrë efektive pronësinë përfituese të klientëve të tyre.