Punëtori për PPP për agjencitë e zbatimi të ligjit dhe sektorin privat

NjIF-K në bashkëpunim me ekspertët britanik të angazhuar në kuadër të Projektit kundër Pastrimit të Parasë, në kuadër të Rrjetit të Përbashkët të Inteligjencës kundër Pastrimit të Parave në Kosovës (JMLINK), përgjatë tremujorit të katërt të vitit 2024 dhe tremujorit të parë të vitit 2025, ka mbajtur një seri punëtorish për parandalimin e pastrimit të parave të bazuara në skenarë, ku kanë qenë të përfshirë pjesëmarrës nga agjencitë kyçe të zbatimit të ligjit, prokuroritë dhe sektori privat.

Përgjatë kësaj periudhe, janë mbajtur shtatë (7) punëtori rajonale me pjesëmarrës nga institucionet e zbatimit të ligjit si NjIF-K, ATK, Dogana dhe përfaqësues nga Prokuroria Speciale dhe Prokuroritë Themelore nga Regjionet e Kosovës, si dhe disa punëtori me sektorin privat. Qëllimi i këtyre punëtorive ishte të identifikohen pikat e forta dhe të dobëta në sistemin aktual kundër pastrimit të parave dhe t’u ofrohej pjesëmarrësve mundësia për të mësuar dhe rrjetëzimi, duke kuptuar rolet e tyre dhe të partnerëve në procesin e parandalimit të pastrimit të parave.