NjIF-K në bashkëpunim me Odën e Noterëve të Kosovës me datë 15/02/2025 ka mbajtur trajnimin për noterët e rinj në lidhje me temën “Roli i Noterëve në Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”. Qëllimi i këtij trajnimi ishte informimi i noterëve të rinj me kuadrin ligjor, përfshirë standardet ndërkombëtare të FATF-së dhe atë vendore, detyrimin e tyre si kujdesi i duhur ndaj klientit, vlerësimi i dokumentuar i rrezikut, politikat dhe procedurat e brendshme, detyrimi raportues tek NjIF-K, zbatimi i sanksioneve, etj.
NjIF-K mbetet e përkushtuar në organizimin dhe mbajtjen e trajnimeve të rregullta, përfshirë vetëdijesimin dhe sensibilizimin në lidhje me parandalimin e pastrimit të parave, veprave të ndërlidhura penale dhe financimit të terrorizmit, si dhe zbatimin e detyrimeve ligjore për të gjitha subjektet raportuese të cilët kanë rol kyç në këtë fushë.