Lansohet Rrjeti i Përbashkët i Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave në Kosovë (JMLINK)

Themelimi i JMLINK përbën një hap të rëndësishëm përpara në përpjekjet e Kosovës për të forcuar stabilitetin financiare dhe për të luftuar veprimtaritë e paligjshme financiare. Rrjeti do të mundësojë një bashkëpunim të vazhdueshëm midis autoriteteve të sundimit të ligjit, sektorit financiar, sektorit publik, bankave dhe institucioneve financiare dhe palëve të tjera të interesit, duke përmirësuar aftësinë tonë kolektive për të zbuluar dhe parandaluar pastrimin eparave që përbëjnë rrezik si për sistemin financiar vendor, ashtu edhe për ato ndërkombëtare.
JMLINK do të shërbejë si mekanizëm i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe partneritetit publik-privat për të mbështetur dhe koordinuar përgjigjen e Kosovës në luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe veprave të ndërlidhura penale.
Kjo ngjarje do të japë një pasqyrë të objektivave të JMLINK, kuadrit të saj operacional dhe rolit që do të luajnë sektorë të ndryshëm për të siguruar suksesin e tij.
Përmes themelimit të këtij mekanizmi synohet të krijohet një qendër kombëtare e ekselencës me shumë agjenci për të mbështetur dhe koordinuar përgjigjen e sektorit publik dhe atij privat në Kosovë në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke optimizuar kapacitetet kolektive për të identifikuar, parandaluar, dhe luftuar krimin ekonomik.

Lajmet tjera të publikuara:
https://mfpt.rks-gov.net/NewsDetails/8/2453
https://mpb.rks-gov.net/f/57/7919/-%E2%80%9CMinistri-Sve%C3%A7la-mori-pjese-ne-lansimin-e-Rrjetit-te-Perbashket-te-Inteligjences-se-Pastrimit-te-Parave-(JMLINK).%E2%80%9D
https://prokuroria-rks.org/lajm/u-d-kryeprokurori-i-shtetit-z-besim-kelmendi-merr-pjese-ne-lansimin-e-rrjetit-per-inteligjence-kunder-pastrimit-te-parave-ne-kosove/
https://bqk-kos.org/guvernatori-ismaili-me-rastin-e-lansimit-te-rrjetit-te-perbashket-te-inteligjences-kunder-pastrimit-te-parave-lufta-kunder-financimit-te-paligjshem-kerkon-nje-perpjekje-gjitheperfshirese-dhe-te-koord/
https://www.youtube.com/watch?v=2rEet0b1WU0
https://kallxo.com/lajm/rrjeti-i-perbashket-i-inteligjences-kunder-pastrimit-te-parave-mekanizmi-i-ri-qe-lufton-krimin-financiar/