Njësia për Inteligjencë Financiare ka hartuar Udhëzuesin (NjIF-K) Nr. 02/2024 për Sektorin e Organizatave Jofitimprurëse të titulluar “Kryerja e kontrolleve të brendshme në lidhje me rreziqet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” i cili është aprovuar me datë 05/09/2024.
Udhëzuesi ka si qëllim parësor të ofroj njohuri për organizatat jofitimprurëse lidhur me konceptin e financimit të terrorizmit, shqyrton rreziqet e ndryshme nga krimet financiare ndaj të cilave mund të ekspozohen, si dhe sugjeron masa që mund të përdoren për të zbutur këto rreziqe.
Të pasurit e një pasqyrë të përgjithshme të kontrolleve që mund të zbatojë për të reduktuar këto rreziqe, i fuqizon OJF-të me aftësinë për të vepruar në mënyrë proaktive kur përcaktojnë se rreziqet ekzistuese nga krimet financiare po rriten ose po shfaqen rreziqe të reja.
Rishikimi i rregullt i vlerësimit të rrezikut i jep OJF-së sigurinë se ajo është e vetëdijshme vazhdimisht për efektivitetin e kornizës së saj të kontrollit të përdorur për zbulimin dhe parandalimin e PP/FT, veçanërisht kur ka pasur ndryshime në shërbimet e saj ose fushëveprimin e aktiviteteve.
Udhëzuesi është hartuar me ndihmën e Projektit Kundër Krimit Ekonomik (PECK III) dhe është strukturuar në mënyrë që të ofroj një përmbledhje të koncepteve kyçe të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, rrezikut dhe sfidave ndaj të cilave mund të ekspozohet sektori i OJQ-ve, dhe ofrojë materiale ilustruese dhe raste studimore, si dhe të nxjerrë në pah hapa konkretë se si këto rreziqe mund të zbuten dhe menaxhohen në mënyrë efektive.