Vizitë studimore në Itali

Pjesëmarrës nga institucionet e ndryshme të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe zyrtar nga Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës, në kuadër të Projektit “KOS/18/0005 Supports to Kosovo’s European Integration”, me qëllim të ngritjes së kapacitetet njerëzore dhe ekspertizës së administratës publike për të zbatuar legjislacionin kombëtar në përputhje me acquis në të gjitha fushat e synuara që ndërlidhen me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Bashkimit Evropian (BE) dhe Republikës së Kosovës, në kuadër të komponentës së Kapitullit IV: Liria e Lëvizjes dhe Kapitali, kanë qenë pjesëmarrës në kuadër të vizitës studimore të organizuar me datë 07-10 Prill 2024 në Romë – ITALI.

Kjo vizitë/trajnim është zhvilluar lidhur me Fuqizimin e Mbikëqyrjes Financiare sipas Qasjes së Bazuar në Rrezik në Bankën e Italisë.

Pjesëmarrës në këtë vizitë/trajnim kanë qenë zyrtar nga Banka Qendrore e Kosovës, Njësia për Inteligjencë Financiare dhe Zyra e Kryeministrit.

Falënderojmë autoritetet Italiane për mikpritjen, si dhe Projektin “KOS/18/0005 Supports to Kosovo’s European Integration për përkrahjen e dhënë në fushën e Integrimit Evropian të Kosovës.